Kompania gjermane prestigjioze e veturave, BMW, për katër vitet e ardhshme dëshiron të zhvillojë plot 12 modele elektrike dhe 13 plug-in hibride.

Modelet e para elektrike që do të arrijnë në treg janë: SUV-i iX3, Sedani i4 dhe SUV-i iNext, i cili do të përfaqësojë kulmin teknologjik të kompanisë, transmeton Koha.net. Sipas informatave te reja, BMW po ashtu do të ofrojë edhe modelin elektrik të bazuar në Series 1 aktual.

“Auto Express” britanik shkruan se krerët e BMW-së kanë konfirmuar planet për zhvillimin e Hatchbackut tërësisht elektrik i cili pritet të shfaqet në treg në vitin 2021. Po ashtu, pritet të jetë i ngjashëm me Series 1.

Modeli i ri do të bëhet falë platformës fleksibile të BMW-së. Versioni elektrik i Series 1 pritet të vijë me një dhe dy motorë në treg. Po ashtu, versioni me dy motorë elektrikë do të ketë sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat. Series 1 elektrik do të mbajë etiketën “i1” kur do të shfaqet në treg.