Foto: Miftar Kastrati, i pari nga e djathta, me kreun më të lartë austriak

 

 

Duket se rrethina e Vöcklabruck në Austri është një adresë e mirë për banorët me prejardhje migrantësh. Këtë më së miri e dëshmon, Miftar Kastrati, drejtor i pavarur i Institutit për studime ballkanike, Miftar Kastrati: Si emigrant kosovar, ai nuk vëren probleme për një bashkëjetesë integruese.

 

 

Ai është dashur ta sfidojë vetveten në mënyrë shumë profesionale, për të mundur të fillojë jetën në vendlindjen e tij të re. Momentalisht, ai është i angazhuar në sektorin e sigurimeve. Por, ai tashmë, interesat e tij shkencoro-politike është duke u përpjekur t`i zbatojë në mënyrën integruese të jetës. Kastrati është politolog i diplomuar dhe vetëm para disa vitesh atij iu ishte pranuar në Austri, studimi universitar (Punimi i magjistraturës: “Zhvillimi politik e ekonomik i Sllovenisë pas shkatërrimit të Jugosllavisë”).

 

 
Përpos kualifikimit të tij profesional dhe njohuritë rreth gjuhëve të huaja, ai dallohet edhe me aftësitë për të përforcuar bashkëjetesën me persona me prejardhje migrantësh, të gjuhëve, kulturave e religjioneve të ndryshme botërore. Për këtë, ai angauhohet në baza vullnetare: si drejtor i Institutit ballkanik për paqe dhe siguri në Europë; si zëvendës drejtor gjeneral i Institutit për Studime të Evropës Jug-Lindore në Tiranë (nën kryesimin e austriakut ëolfgang Großruck); para pak kohësh edhe si këshilltar i nënkryetarit të Kuvendit shqiptar për marrëdhënie me botën e jashtme. Ai shfaqë interes edhe për bashkëjetesë të integruar, duke mos pasur frikë nga shoqatat me tradita tipike austriake dhe është anëtar i një shoqate miqësie në Attnang-Puchheim.

 

 

Nga ana tjetër, ai është i brengosur me deklaratat e ndryshme joserioze lidhur me të huajt, të cilat krijojnë një greminë rrugës drejt integrimit. Strategjia e tij e vetme është motoja e tij personale: Mirëkuptimi ndërnjerëzor, toleranca ndërfetare dhe humanizmi reciprok garantojnë paqen”. Me këtë qëndrim, ai e citon padashur bartësin e parë të Çmimit Nobel, Henry Dunant: “Përmes njerëzimit deri te paqja”. Nga përvoja e tij e hidhur si ish migrant dhe lidhur me tragjedinë aktuale të migrantëve, Kastrati e di shumë mirë se sa i rëndë është ky “mision”. Por, shpresa vdes e fundit, para së gjithash po të arrihet suksesi!