09.10.2019

Zyra e prokurorit publik në Cyrih ka kërkuar arrest për kosovarin 20-vjeçar Ardian C.. Drejtësia zvicerane dëshiron të sqarojë nëse në këtë rast ishte e përfshirë ngasja e shpejtë e veturës. Në arrest policor për pak kohë kanë qenë edhe bashkudhëtari dhe qiradhënësi i automjetit, shkruajnë mediat zviverane, përcjell Shtegu.com.

Drejtësia e Cyrihut është duke përparuar në hetime, në lidhje me aksidentin e tmerrshëm në Dietikon ZH: Ajo ka kërkuar arrestimin e kosovarit Ardian C. (20). I dyshuari ishte ulur mbi timon të veturës BMW M5 (600 kf), i cili të shtunën u aksidentua. Me këtë rast, dy persona kanë pësuar lëndime të rënda.

Ardian C. thuhet se është në paraburgim për shkak të “rrezikut të marrëveshjes”, tha prokurori.

Të martën, prokurori hapi procedime të mëtejshme për mosofrimin e ndihmës emergjente dhe keqpërdorimin e administratës juridike dhe gjithashtu arrestoi bashkudhëtarin dhe qiradhënësin e automjetit të aksidentit. Pas marrjes në pyetje nga ana e prokurorit public, të dy janë lënë të lirë nga paraburgimi.