Heshtën mësuesit,
tani u mungojnë nxënësit…

Heshtën profesorët,
tani u mungojnë studentët…

Heshtën punëdhënësit,
tani u mungojnë punëtorët…

Heshtën prindërit,
tani u mungojnë fëmijët…

Heshtën partitë,
tani u mungojnë votuesit…

Tani do të donit të flisni,
por nuk ka kush të ju dëgjojë…

Ardit Sina