Gjatë një aksidenti të rëndë automobilistik që ndodhi të shtunën në Dietikon ZH të Zvicrës, një nënë (42) dhe vajza e saj (4) u lënduan rëndë. Tani flet kosovari (20), i cili ka qenë i ulur mbi timonin e BMW-së me 600 kf. Ai goditi veturën ford, ku ishin të ulura nëna dhe vajza.

Imazhet e aksidentit të tmerrshëm në Dietikon ZH janë të vështira për t`u ndjerë: Nga vetura e vogël, në të cilën ishin të ulura një nënë 42-vjeçare dhe vajza e saj katërvjeçare, ka mbetur vetëm një grumbull metali. Në anënë e vozitësit është shkaktuar një vrimë e madhe. Që nga ky aksident I rëndë, nëna dhe fëmija janë duke luftuar për jetët e tyre, shkruan “Blick”, përcjell Shtegu.com.

Në anën tjetër: Një BMW M5. Një veturë garash me 600 kf, e cila për 3.1 sekonda arrin shpejtësinë prej 100 km/orë. Dy personat, një kosovar (20) dhe një zviceran (19), janë lënduar vetëm pak në aksident.

Të hënën, dy ditë pas përplasjes, vozitësi i BMË-së u mor nga policia, siç tregon zyra e prokurorit të Cyrihut. Bëhet fjalë për kosovarin Ardian C.

Që nga aksidenti, ai nuk ka bërë asnjë sy gjumë dhe ndjehet shumë keq. 20-vjeçari nuk mohon se ai ishte mbi timon në kohën e aksidentit. Megjithatë, ai pohon se nuk ka vozitur shpejt. Pa marr parsasysh rrethanat e aksidentit, babai i Ardianit mendon se koha nuk mund të kthehet pas dhe se do të donte ta vizitonte nënën dhe fëmijën në spital.

Mediat zvicerane shkruajnë se Ardiani e kishte huazuar këtë veturë sportive.

.