07.10.2019
Ardit Sina

Fitorja e Albin Kurtit është shembulli i parë i patriotëve në qeverisjen e shtetit.

Para disa ditësh, Presidenti i SHBA njëkohësisht lideri më ndikues në botë deklaroi se patriotët duhet të marrin fatin e kombit të tyre në dorë.

Albin Kurti i sha një shuplakë të rëndë establishmentit, madje i vetëm. Politikat e tij patriotike dhe kombëtare fituan. Bëri opozitë kundra të gjithëve në opozitë edhe kundra opozitës legjitime.

Shqiptarët e Kosovës kërkuan rrotacion politikanësh, fryma e re me njerëz të rinj të drejtojnë shtetin. Në Shqipëri, as nuk mund ta mendojmë që ndryshimi i elitave duhet të ndryshohet sepse këtu shiten e blihen për lëmoshë. Klasa politike në Shqipëri ia ka pirë lëngun qytetarëve dhe bëjnë lidhe kundra tyre që mos të ngrenë kokë kurrë. Sistemin e kanë në dorë këta për të vendosur kush qeveris apo kush do të jetë në opozitë. Rrethin vicioz të tyre nuk e kalon askush.

Urime Albin, dhe bëhu Isa Boletin për kombin Shqiptar dhe jo për xhepin tënd.