Manchester United mund të thyejë rekordin e transferimeve të të gjitha kohërave teksa është gati që të nënshkruar me Neymar për 140 milionë paund. Lajmi është publikuar sot nga gazeta “Globo” e cila bën të ditur se është arritur një marrëveshje me 23-vjeçarin.

Kujtojmë që kjo gazetë ka qëlluar në shenjë këtë verë me blerjen e Firminos nga Liverpuli ndaj dhe nuk mund të merret si një histori qesharake.

Pasi humbi garën për Pedro Rodri huez Ed WoodWard ka udhëtuar në Spanjë për të mbyllur tratativat. Rekordi i mëparshëm i transferimeve mbaj nga Reali , që bleu Bale për 85 milionë paund.