Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Pogradec, ku raportohet se janë mbytur dy persona.

Sipas informacioneve paraprake, të pakonfirmuara ende nga uniformat blu, dyshohet se në një rezervuar në Alarup janë mbytur nënë e bijë.

Vajza, rreth moshës 9-10 vjeç, ka rënë aksidentalisht në rezervuar, ndërsa nëna ka hyrë për ta shpëtuar, por për fat të keq janë mbytur të dyja

Policia është nisur menjëherë drejt vendngjarjes. (Shqiptarja.com)