Në Verden të Saksonisë së Ulët në Gjermani, një grup pensionistësh ishin takuar për të festuar përvjetorin e gjeneratës në një restorant në Daverden. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes kur një 70-vjeçar po kthehej në shtëpi pas takimit. Në parkingun para restorantit ai hyri në Mercedesin e tij dhe doli në rrugën kryesore, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com. Pastaj ndodhi fatkeqësia: Për shkaqe ende të paqarta, ai nuk e vërejti një veurë të tipit VW që po i afrohej. Vozitësi i VW-së nuk kishte asnjë mënyrë për ta shmangur aksidentin, duke e goditur pjesën e vozitësit të Mercedesit.

Shokët e klasës e dëgjuan zhurmën me zë të lartë dhe vrapuan drejt Mercedesit të dëmtuar rëndë. Aty miku i tyre ishte bllokuar me lëndime të rënda.

Një ambulancë që erdhi në vendngjarje, nuk mundi të ndihmonte më. I moshuari vdiq në veturën e tij.