Bekim Bunjaku

Në Kosovë, të dielën do të zgjedhet një parlament i ri. Televizioni shtetëror zviceran SRF ka bërë një vizitë te dy sipërmarrës kosovarë në Kantonin e Cyrihut.

Bekim Bunjaku është krenar. 18 vjet më parë, ai erdhi nga Kosova në Zvicër dhe vitet e fundit krijoi biznesin e tij të suvatimit në Wädenswil, i cili është duke shkuar mirë dhe është gjithnjë në rritje e sipër. Kjo është bërë e mundshme vetëm me shumë mundim, thotë 43-vjeçari: “Në fillim 10 deri në 13 orë ishin normale”.

Se ai është i huaj dhe sidomos se në fillim e fliste një gjermanishte të çalët, nuk ishte ndonjë pengesë, shkruan SRF, informon Shtegu.com. Vetëm se është dashur t`i bindë klientët e tij me punën e tij të mirë. “Me punë të mirë mund të arrish diçka”. Kërkesat në Zvicër janë shumë të larta. “Dhe me cilësinë që ofroj, funksionoi dhe akoma funksionon”.

Korrupsioni si një arsye për emigracionin

Ai shumë shpejt u ndje i qetë këtu dhe mori virtytet tipike zvicerane si ndershmërinë, përpikmërinë dhe besueshmërinë. Këto cilësi munguan në vendlindjen e tij. Kosova po vuan nga një krizë ekonomike dhe, në veçanti, nga korrupsioni i shfrenuar: “Shpresoj që të përmirësohet. Deri më tani nuk ishte mirë. Kjo është arsyeja pse shumica u larguan pas luftës. Nuk më pëlqeu politika atje. Prandaj jam këtu».


Musa Komani

Dhe vërtetë, situata e keqe ekonomike në Kosovë çoi në një eksod: Në dhjetë vitet e fundit pothuajse 300,000 persona e kanë lënë vendlindjen e tyre – sidomos të rinjtë. «Kjo edhe më shumë e ka dobësuar vendin», thotë Muse Komani. 42-vjeçari është kryetar i Odës tregtare Zvicër-Kosovë. Ai e themeloi Odën tregtare “që të mund të sjellim investitorë në Kosovë dhe të përmirësojmë ekonominë atje”, thotë ai. “Ne po punojmë shumë për t’u siguruar që Kosova po ndjehet mirë”.

Edhe motoja e Musait është që të punohet shumë. Ai drejton me shumë kujdes një steak restorant në qytetin e Cyrihut: “Të gjithë njerëzit që vijnë çdo ditë më shohin duke qëndruar në zgarrrë. Çdo qëllim mund të arrihet nëse e ndihmoni vetveten». Kur erdhi në Zvicër nga Kosova, edhe ai u mahnit nga saktësia dhe përpikmëria e zviceranëve. Ai uron që bashkatdhetarët e tij në Kosovë të kopjojnë virtytet zvicerane..

“Shpresoj që ata do të veprojnë atje si zviceranët, thënë më ndryshe, si orë zvicerane”, qeshet Musai. Zgjedhjet e së, ai do t`i përcjell me shumë kujdes. Sidoqoftë, ai nuk do të marrë pjesë në to. Nga ana tjetër, Bekim Bunjaku vepron krejtësisht ndryshe: Ai udhëton ekstra në kryeqytetin Prishtinë, për të marrë pjesë në zgjedhjet në vend.

Kandidati i opozitës duhet të fitojë

Ai e bën këtë, megjithëse mund të votonte me letër. Vvotën e tij, ai ia jep Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) sepse programi i saj e bind: “Ata me të vërtetë po kujdesen për vendin”. Për herë të parë, partia konservatore është duke kandiduar me kandidaten e saj të lartë, avokaten 37-vjeçare, Vjosa Osmani.