03.10.2019

Më këtë foto të bërë në vitin 1947, është i ndjeri Haxhi Reshat Beça nga Kaçaniku.
Ai e kishte marrur çunin (atëherë të vetmin) e shokut të tij Shefki Reka, e kishte pruar në çarshi, dhe këtu te Ura e Konakut e kishte fotografuar, për t’ia dërguar foton shokut të tij në burgun e Mitrovicës së Sremit, ku ai ishte i burgosur politik, si anëtar i NDSH-së.
Natyrisht, Haxhi Reshati voglushit i kishte ble ëmbëlsira që ai i mbanë në xhepa.
Gjatë vitit 1945 – 46, deri sa baba im Shefki Reka, drejtonte Shtëpinë e shëndetit (që e kishte themeluar), një pjesë të kontigjentit të barnave dhe materialit të sanitetit, nëpërmjet dyçanit të këpuctarisë të shokut tij Reshat Beça, ua dërgonte në mal luftëtarëve që luftonin kundër çetnikopartizanëve sërb.
Në pranverën e vitit 1999, paramilitarët sërb, bashkë me policinë dhe ushtrinë sërbe, e egzekutuan Haxhi Reshatin bashkë me dy nipat e tij (djemtë e Sefedinit).
U PREHSHI NË PAQË I DASHURI HAXHI RESHAT, BASHKË ME NIPAT E TU, DHE MARTIRËT E DËSHMORËT E ASAJ LUFTE!
Të faleminderit për këtë foto, që m’a ke bë në moshën time 2 vjeçare.

Jakup Reka