03.10.2019

Janë publikuar dy video interesante nga fabrika e Volkswagenit në qytetin Zwickau, Gjermani, ku po prodhohet vetura elektrike e më e shumëpritur në Evropë – ID.3.

Volkswagen ID.3 është prezantuar pothuajse qe një muaj dhe shqetësimi i vetëm i këtij prodhuesi prestigjioz gjerman është pritshmëria e madhe për këtë model, transmeton Koha.net. Ai duhet të vazhdojë ta mbajë titullin “vetura e popullit”, ashtu siç kanë bërë modeli legjendar Beetle dhe së fundmi, Golfi.

Megjithatë, ID.3 nuk ka detyrë të lehtë – të sjellë në “qarkullim” motorët elektrikë dhe me çmimet e arsyeshme.

Sipas njoftimeve, versioni standard i ID.3 pritet të kushtojë më pak se 30,000 euro ndërsa në treg pritet të shfaqet në fillim të vitit të ardhshëm.

Tani, Volkswageni ka publikuar dy video të procesit të prodhimit të këtij modeli i cili po merr “hov” ende pa u lansuar.

Në video, shfaqet shkurtimisht se si shkon procesi i prodhimit të ID.3. Ky proces, siç pritet, është pjesërisht i automatizuar dhe detyrat tjera të caktuara vazhdojnë të kryhen nga njerëzit.

Për më tepër, shikoni videot.