Nga Fadil Lushi/

Ka shumë kohë që këtejpari, në krahinën tonë, lakohet një shprehje proverbiale, ku, pos të tjerash, thuhet: “Po harrove veten, të harrojnë edhe të tjerët!” Unë nuk dua që të marr vend në këtë urtësi popullore. Ç’është e vërteta, unë deri më sot asnjëherë nuk e kam harruar veten dhe, se do të harrohem prej kaposhëve a prej njerëzve që njihen me atë mendjemadhësinë e tyre si dhe nga ata të cilëve ua do shpirti të ngrefosen e kapardisen si gjelimajë plehut, nuk më bëhet vonë fare. Nuk dua t’i takoj grupit të “hafijeve harrestare”, sidomos të atyre që dikur moti asnjëherë nuk hoqën dorë, po as edhe mendjen nga shërbimet e mia. Unë, edhe përtej inateve të mia, do të parapëlqej të hyj në lidhje, gjegjësisht do të shkëmbej mendime me veten time dhe njëkohësisht do të bëj përpjekje të merrem vesh me intelektualët e mirëfilltë! Pavarësisht se unë nuk hiqem a nuk e mbaj veten për intelektual, por as për “bahçevan a bostanxhi” dhe nëse në këtë mendim tim të lartpërmendur ka vetëm një të vërtetë të pamohueshme, atëherë këtë shkrim të radhës do t’ua dedikoj miqve të mi, të cilët te opinioni publik njihen përpërgatitjen e tyre të veçantë në fushën e shkencës, të teknikës, të mjekësisë, të politikës, të gjuhësisë, të historisë, të diplomacisë, të kulturës dhe në fusha të tjera.
Do të bëjmë përpjekje ta ftillojmërolin, vendin dhe kontributin e intelektualëve shqiptarë në një fushë të jetës shoqërore, këtejpari dhe matanë kufijve të shtetit.Fillimisht do të parashtrojmë pyetjense psene sot nuk kemi një intelektual a edhe një patriot evropian(hiq mënjanë Faik Konicën, Ismail Kadarenë,kardiokirurgun me famë botërore, Dr. Omer Xhemailin, Ferid Muratindhe ca të tjerë), pse sot ne nuk kemi një atdhedashësqë do të kollitej përtej hapësirave tona…, pse sot ne nuk kemi dy, tre e më shumëintelektualë që do t’udëgjohet zëri përtej vendkalimit të Bogorodicës, përtej Kriva Pallankës a Tabanovcës, pse, sot, shkrimi im nuk lexohet përtej Qafë Thanës dhe Jazhincës, pse sot ne nuk kemi dy a më shumë shkencëtarë të dëgjuar, që do t’u ligjëronin studentëve të Harvardit a të Sorbonës, pse sot ne nuk kemi ndonjë universitet tonin, ku do të studioninstudentët nga Gjermania, nga Franca, nga Anglia e nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (me përjashtim të Fakultetit të Albanologjisë),pse sot ne nuk kemi një tjetër Gjergj prej Kastrioti, i cili do të shkonte(jo me shpatë, por me shkencë) gjurmëve të lashtësisë të Skënderbeut (i cili është i vetmi shqiptar jomysliman që prej sulltanit fitoi titullin “bej”), pse sot ne nuk kemi një gocë, e cila “do të degdiste” në Kalkutë, të merrte vendine Nënës Terezë, pse sot ne nuk i kemi kolonitë shqiptare, njësoj si të Bukureshtit, të Stambollit, të Sofjes dhe qendrave të tjera, tek të cilët dikur u ndërtua tempulli shpirtëror i rilindësve shqiptarë, a mos vallë (nuk) kemi shkrimtar të kalibrit të madh (hiq mënjanë Kadarenë), që do të meritojë çmimin “Nobël” për letërsi, a mos vallë sot sikur Fan Noli të ishte në mesin tonë, ta merr mendja se do t’i lejonte kryepeshkopit Anastas Janullatosqë shërbesat kishtare t’i kryente në gjuhën greke, a mos vallë (sot) nuk kemi politikan që “do t’i bëjë pordhë” kolegut të tij nga Evropa dhe njëkohësisht“do t’i binte” me grusht tavolinës së diplomatëve të Brukselit! Pse,vallë, sotne nukkemi një sportisttë kalibrit ndërkombëtarqë do ngrejë kupën e tenisit në Wimbëldon apo në “Roland Garros”, a mos vallë (nuk) keminjë aktor a regjisorqë do të meritonteçmimin prestigjioz “Oskar” që jepet nga ana e Akademisë Amerikane për art filmik, a mos vallë (nuk) kemi telenovelat tona që do t’i zëvendësonim me ato të mërzitshme latino-amerikane dhe me ca të tjerë. A mos vallë na “mungon” guximi për të thënë se përfaqësimi ynë në Evropë e gjetiu, është i pamjaftueshëm, hajt të mos themi se është i papërfillshëm…, pavarësisht se këtejpari nëBallkan dhe andej në Evropë, Amerikë si dhe në pjesën orientale dhe oksidentale të ish-Perandorisë Otomane…, në numër jemi pesë, dhjetë a edhe pesëmbëdhjetë milionë…,pavarësishtse Konferenca (rrospi) e Ambasadorëve të Londrës, na bëri pikë e pesë në pesë shtete!
I dashur miku im! Meqenëse mua më mungon higjiena e mendjes, këtij paragrafi të lartpërmendur “nuk do t’ia pres rrënjët e tepërta a lastarët e padobishme”, njëkohësisht as do t’ia ndryshoj ngjyrën dhe mesazhin, e as nuk do t’ia shtoj as një pikë, thjeshtë, këtë “të drejtë për ta redaktuar, po edhe për ta përfunduar si shkrim”, do t’ia lë ca pseudo-e folk-patriotëve, ca opinionistëve provincialistë, disa “bostanxhinjve dhe daullexhinjve” që gjithë ditën kapardisen si gjeli majë plehut, të cilët pa të drejtë mundohen ta paragjykojnë forcën shprehëse të Ismail Kadaresë…,“se pse ai braktisi vatanin për të ikur në Francë për një jetë të mirë!”…, përfundimin e shkrimit, do t’ia lë një gjyshi prej zurnaxhiu prej lagjes sonë, i cili edhe pas gjashtë e më shumë dekadash nuk arriti të pajiset me një dëshmi rreth mbarimit të shkollës fillore…,i cili “sabah e aksham”, me gojën plot, thotë se “Skënderbeu, tradhtoi sulltanin, pse ky i fundit kishte dhënë urdhër që ta bëjnë synet…, kinse Gjergji më mirë e fliste osmanishten, sesa të folmen e nënës Vojsavë!”…, ky daulltari dhe të tjerë të tillë si ky, do ta paragjykojnë edhe Anjezë Gonxhe Bojaxhiun, pse “kjo asnjëherë nuk llafosi në gjuhën e prindërve të saj!”…, nuk do t’i kursejnë as vëllezërit prej Frashëri, pse këta asokohe“ishin në shërbim të padishahut…, pse në Stamboll ndërtuan kështjellën e rilindësve e jo në Shqipëri”, do ta paragjykojnë edhe Feridin pse “ky zbulimin epokal e bëri në Amerikë e jo në katundin e Llakavicës së Gostivarit”…, nuk e lënë mënjanë as Dr. Omerin pse “ky bën kardiokirurgun në Zvicër, në Evropë, në Kinë e jo në Tearcë” …, “pse Konica, Mit’hati, Fishta, Noli e të tjera figura historike bridhnin nëpër Evropë e Amerikë, e jo nëpër rrugët me kalldrëm të Shqipërisë së Ahmet Zogollit monark!?”
Dhe, kur intelektualit, mësuesit, mjekut, politikanit, aktorit, diplomatit, shkrimtarit, edukatores, shkencëtaritdhe të tjerëve si ata nuk do t’u dalim në krah, atëherëkalorësve të vonuar dhe të përgjumur prej hamani-më ndjeni për shprehjen e denigruar -(të cilëtshumë kohë më parë ua kthyen prapanicat shtëpive dhe gjithë njerëzve të tyre që jetojnë në to) do t’ua mundësojmë të bëjnë historinë, atdhedashurinë, paqen, dashurinë, shkencën dhe në fund alarmin të tërë të rremë!Për në fund! Rroftë populli, “sebepi” dhe pak marrëzia e Haxhi-babës!