Shkupi ka vazhduar ecurinë e mbarë në Ligën e Parë dhe pas dy barazimeve, ashtu sikurse edhe kishte paralajmëruar, ka realizuar fitoren e parë, që i jep tre pikë të reja duke u ngjitur nw mesin e katër skuadrave më të mira.

Në një lojë tejet dramatike dhe me shumë dinamikë, strategu Zekrija Ramadani që nga ndeshja në ndeshje po dwshmon se wshtw duke e pjekw shumë mirë zejen e trajnerit, kishte gjetur formacionin e duhur p0ër t`i dhënë Bregallnicës disfatën e parë në fushë të saj pas plot 15 ndeshjeve.

Në këtë ndeshje autor të golave ishin Mevlan Adili i cili shënoi në minutën e 3-të, ndërsa Tonev e barazoi rezultatin në minutën e 33-të. Por, Shkupi në pjesën e dytë sulmoi nga të gjitha anët Bregallnicën, ndërsa golin e fitores e shënoi Ardian Nuhiu në minutën e 75-të.

 

Festa_e_futbollisteve_te_FC_Shkupi_pas_golit_te_fitores

Raste për shënim për Shkupin kishin edhe Miran Maksuti, Florent Osmani, ndërsa Muharem Bajrami dridhi transversalen nga një distancë prej më shumë se 20 metrash.

Shkupi tani nuk do të ketë kohë për pushim, pasi të mërkurën para tifozëve të vet do të luajë ndeshjen e radhës kundër Horiznont Turnovës, për ndeshjen ndaj Bregallnicës dhe atë ndaj Turnovës ka folë Mevlan Adili, i cili nga ndeshja në ndeshje po tregon kualitetet e tij.

“E kemi thënë se Liga e parë kërkon shumë angazhim, ndërsa jemi të vetëdishëm se të gjitha skuadrat kanë kualitet të lartë, përjashtuar Vardarin, Shkëndijë dhe Rabotniçkin, që janë skuadrat më të mira në vend për momentin. Port ajo që na bën të vazhdojmë të jemi në mesin e më të mirëve, është shpirti luftarak dhe n secilën ndeshjen do të kërkojmë maksimumin. E fituam Bregallnicën, por këtë javë kemi edhe dy ndeshje, të mërkurën ndaj Turnovës dhe të shtunën ndaj Renovës, andaj duhet me shumë seriozitet ti presim edhe këto dy ndeshje:, ka thënë Adili. (FC Shkupi)

Të përkujtojmë se ndeshja Shkupi – Turnova luhet të mërkurën (16:30), në stadiumin e Çairit në prani të tifozëve, por duhet pasë parasysh se dënimi skuadrës i është larguar me kusht dhe duhet që tifozët të kenë kujdese në çdo moment, për të mos na e kthyer dënimin.