01.10.2019

Agni Dauti/
A jeni për në qytet? Po, po dhe nisen me ngadal të futen në makinë, nga vështirësia që u kishin krijuar vitet që mbanin mbi supe. Pa u përshëndetur ende, xhaxhai ja filloj të tregoj brengat që i kishën zën frymën. Nga një shtëpi e mbushur plot e përplot me djem dhe vajza në këtë moshë kemi mbetur si kërcu unë dhe plaka. Dhe ja sot dolëm si ditë tregu të blem disa gjëra të domosdoshme. Arrim në qytet dhe pleqtë nisen drejt tregut. Pas një kohe, i shof pleqët që ishën ngarkuar aq shum me mall, sa që nuk mund ti afronin te vendparkimi i taksive. I lus që ti ndihmoj.Po ç’keni bër kështu keni marr mall sa për një lagje? E mor bir, mir e ke ti por punës ton nuk i diet, nuk e dim çna sjell e nesërmja! Kush do të na blej kemi mbetur njeri pa njeri. Urime pa fund dilni nga goja e pleqve. Më ftuan të pim një kafe. Jo, ju them. Këmbngulja e xhaxhait nuk më linte ta refuzoj. Bëre mir që erdhe të këmbejm disa fjalë, edhe pse un kam harruar të komunikoj me njerzë. Asnjë njeri i gjall nuk hyn në shtëpi, as kushërinj, as miqët, as fqinjët. Qetësin në shtëpi na prish vetëm televizori dhe e ndiemi veten që jemi gjall. Eh, mor bir e pyes veten, ç’ mëkate kam bër që të mbes vetëm me plakën në këtë moshë? I rrita nëntë fëmi, me vështirësi të mëdha, me djersën e ballit. I krijuan familjet e tyre, i bën shtëpit e tyre, më bëhej barku bafqe dhe gjith bota ishte imja. U shtuam, u pasuruam, e deshëm njëri tjetrin, të lumtur dhe me plot dashuri njëri për tjetrin. E tani lakmia për të pasur sa më shum na mori gjithçka: Lumturin, dashurin, fëmit, nipërit, një nga një dhe na mbetën shtëpit e shprazëta. Nuk më vin keq për fëmit, po për nipërit që do bëhen gjithçka: Gjerman, Italian, amerikan e çfar jo? Do fitojn paranë por do të humbin gjithçka: Familjen, kombin, trashëgëmin, vendlindjen, varrezat e të parëve etj. ” Ne nuk e lëshuam vendlindjen kur nuk kishëm asgjë, kur ishëm shum më keq, por e lëshojm tani kur kemi shum gjëra”. E përballuam aksionin e grumbullit të armëve ku shum njerzë vdiqën nga keqtratimet, nacionalizimin e tokave, koperativat, Rankoviqin. E përballuam dhunën, burgosjet, kur kërkonim të drejta kombëtare por atdheun nuk e lëshuam për asnjë çmim. Tani para kemi, shtëpi po, makina po, çfar duam ne? Vjen mëngjesi, dreka, darka, ditët, javët, e shofim njëri tjetrin kush te shtroj tavolinën të ham një kafshat buk. Pasaj fillon dhe thot: Nuk e paskam veq unë këtë kusur jo. I numëron gjith pleqët që kan mbetur vet, u shpraz Ladorishti, Veleshta, Frëngova, Dollogozhdi etj. Nuk ka njerzë kush të na qoj në doktor, kush të na vajtoj mjer ne çfar po bëjm. Kur ne na detyronin që të lëshonim vendin, kur ishëm shum më të varfër, ne nuk e bëm. ,, Kush na vrau shpresën, kush na vrau të ardhmen, kush na përzuri rininë kush,, Tashi nuk më ka mbetur gjë tjetër veq shkoj para shtëpive të djemve, thërres emrat e tyre, nipërve, mbesave që të nxjerr mallin por askush nuk më përgjigjet! Veq nga prapa dëgjoj zërin e plakës që më thot: Çfar bën të kan lojtur mend? Jo, jo e kam nga malli që më dogji shpirtin!!! Shkrimi
u motivua nga një bisedë me një prind i cili ka mbetur i vetëm si shum prindërit tanë./ina