Policia kantonale e Cyrihut ka arrestuar tri gra, të cilat dyshohet se ofronin shërbime ilegale mjekësore.

Policia Kantonale e Cyrihut arrestoi një mjeke që praktikonte në mënyrë të paligjshme dhe dy asistentet e saj, mëngjesin e së premtes në Adlikon pranë Regensdorfit ZH. Treshja ofronte shërbime të paligjshme mjekësore me shiringa, përfshirë zgjerimin e buzëve.

Gjatë inspektimit të banesës së dyshimtë në Adlikon, hetuesit hasën në një mjeke dhe dy asistente, siç njoftoi të shtunën Policia Kantonale në Cyrih, transmeton Shtegu.com. Gratë midis moshës 41 dhe 53 vjeçare janë me kombësi serbe. Ato kanë qenë duke qëndruar ilegalisht në Zvicër.

Dhoma e banesës ishte e mobiluar si ordinancë, thuhet më tej. Në të, treshja kryente shiringa kozmetike dhe mjekësore, të tilla si “humbja e yndyrës” ose fryerjen e buzëve. As mjekja, e as dy asistentet e saj nuk ishin në gjendje të legjitimohen me licencë profesionale zvicerane për të injektuar produkte, si dhe me leje të përgjithshme pune.

Për më tepër, u siguruan pajisjet e ndryshme mjekësore të përfshira në Ligjin e produkteve terapeutike. Ato ishin importuar në mënyrë të paligjshme në Zvicër. Sipas policisë lokale, tre gratë serbe u arrestuan në vend dhe u dërguan në zyrën e prokurorit publik përkatës.

Policia e Kantonit Cyrih nuk jep informacione se sa persona u trajtuan nga treshja, ndërsa hetimet do të vazhdojnë deri në ndriçimin e plotë të rastit.