Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar deputetët e Grupit Parlamentar CDU/CSU që votuan pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Rama theksoi se edhe ata që kanë votuar kundër, do të binden se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Ai falënderoi kancelaren Angela Merkel, për mbështetjen e pakursyer të saj për Shqipërinë. “Faleminderit Angela për mbështetjen e pakursyer për Shqipërinë.”