Operacionet cezariane bëjnë që foshnjat të humbin mbrojtjen natyrale nga supermikrobet. Sipas një studimi, fëmijët që lindin në mënyrë natyrale marrin mikrobiomën e të ëmës, që është një bakter i mirë i zorrëve, i cili lufton infeksionin gjatë rrugës për të ardhur në jetë.

Ndërsa fëmijët që lindin me operacion cezarian kanë një mikrobiomë tjetër, e cila përfshin mikrobe nga infeksionet e spitalit.  Shkencëtarët thonë se studimi i tyre 7-vjeçar mund të ndihmojë në shpjegimin e disa sëmundjeve të lidhura me sistemin imunitar, ku përfshihen alergjitë dhe diabeti i tipit 1.

Ata analizuan 1679 mostra të jashtëqitjes së nënës dhe foshnjës dhe zbuluan se mikrobioma e fëmijëve të lindur në mënyrë natyrale nuk ishte nga bakteri i vaginës së nënës, por nga zorra e saj.