Është hequr tabela dygjuhësore e vendosur para ca kohe te zyra e njësisë lokale të Fondit Shendetesor në Negotinë. Lajmin e kanë bë të ditur “Bellomorska Partija” (Partia e Egjeut), grup interneti në facebook, transmeton Gazeta Lajm. Ata kanë postuar me këtë rast edhe fotografinë e tabelës së vendosur, si dhe fotografinë e hyrjes së zyrës, pas heqjes së tabelës.