Politikania, diplomatja dhe negociatorja e njohur shqiptare Edita Tahiri
morri pjesë në Shkup, në konferencën për bashkëpunimin rajonal në sferën e avancimit të barazisë gjinore dhe l.uftës kundër gjuhës së urre.jtjes, të organizuar nga Klubi i Deputeteve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar Demokratik (NDI).

Në këtë konferencë, ku të pranishme ishin gra deputete nga të gjithë vendet e rajonit , u diskutua rreth sfidave të politikëbërjes sidomos të grave pjesmarrëse në l.egjislativ dhe për ndalimin e gjuhës së urr.ejtjes dhe komenteve ofe.nduese me të cilat ato përballen.

Në kuadër të konferencës, znj. Edita Tahiri zhvilloi një takim mjaftë të ngrohtë edhe me deputeten e PDSH-së Meral Ferati.