Një vitin 2010, një shtetas kosovar 38-vjeçar ishte arratisur nga një burg, në Zug të Zvicrës. Nëntë vite më vonë, Prokuroria Publike e Lucernit i ran ë gjurmë trafikanti të drogës në Brazil. Atje, kosovari jetonte nën një emër të rremë – dhe me shenja gishtërinjsh të ndryshuar.

Është kjo një histori suksesi për autoritetet e hetimit penal në Lucern: Ata kanë kapur një tregtar 38-vjeçar të drogës, i cili për nëntë vite ishte në arrati. Zyra e prokurorit publik Lucerne ka hetuar kundër 38-vjeçarit për trafikim të lëndëve narkotike, siç shkruan ajo në një mesazh, informon Shtegu.com.

Autoritetet supozojnë se i akuzuari ka importuar dhe shitur pjesërisht sasi të madhe heroine në Zvicër. Veprat penale dyshohet se i ka kryer në periudhën nga pranvera 2004 deri në dhjetor 2007.

Policia e Lucernit e arrestoi kosovarin në fund të vitit 2007 në St. Erhard. Gjykata Kantonale e dënoi me tre vite, pesë muaj e pesëmbëdhjetë ditë burg për sulm të thjeshtë, sulme të shumëfishta, rrezikimin e jetës dhe kërcënime të shumta. Burri e kishte keqtrajtuar ish të dashurën e tij masivisht, rrahur dhe shkaktuar lëndime. Edhe më herët a e kishte kërcënuar vazhdimisht se do ta vriste.

Dënimin e vuajti në burgun në Zug. Hetimi i prokurorisë së Lucernit zgjati derisa i akuzuari më 23 gusht 2010, u arratis në mënyrë spektakolare me sukses. Ai ishte fsehur në një kontejner plehrash, të mbushur me dru dhe tallë. Kur kontejneri u la mënjanë për t’u zbrazur jashtë qendrës së ndalimit, ai e shfrytëzoi rastin dhe shpëtoi.

Autoritetet pastaj e kërkuan me vite të tëra të arratisurin, përfshirë edhe përmes mediave sociale. Ndaj tij ishte shqiptuar një urdhërarrest ndërkombëtar. Vitin e kaluar, policia zbuloi se i arratisuri gjendej në Brazil.

Atje ai jetoi nën emrin e rremë me dokumente të falsifikuara, siç tregon prokuroria, informon Shtegu.com. Policia braziliane tani e ka arrestuar atë në vendbanimin e tij dhe nga mesi i shtatorit është transferuar në Zvicër. Për këtë qëllim, autoritetet e hetimit të Lucernit kishin punuar ngushtë me Fedpol, Zyrën Federale të Drejtësisë dhe policinë dhe autoritetet braziliane.