Në një artikull të së premtes në «Landbotte», Andrea Jost ka rrëfyer se si ka marr pjesë në javën kulturore, në të cilën ka lexuar librin e Basrie Sakiri-Muratit «Bleibende Spuren (Gjurmë të përhershme) (Rruga ime nga Kosova në Zvicër)», e cila në vitin 1989 u arratis nga Kosova për në Zvicër- «Tema e javës kulturore ishte Ballkani. Herbert Kuhn, kryetari i Shoqatës së bibliotekave në Illnau-Effretikon, që në pranverë më preferoi librin dhe ai më interesoi menjëherë. Shumë shpejt m`u bë e qartë se do të ishte i përshtatshëm për lexim», ka pohuar Andrea Jost.

Ajo më tej shpjegon se historia e saj ka një referencë për Zvicrën se si sillet me refugjatë. Pjesa e parë zhvillohet në Kosovë, ndërsa pjesa e dytë rrëfen se si Basria si refugjate erdhi në Zvicër dhe përjetimet e saj këtu. Me këtë, zviceranët mësojnë se çfarë ndërmarrin refugjatët për të arritur në Zvicër, si u drejtohen autoriteteve ose si e bëjnë kërkesën për azil. Fillimisht, ata shpërndahen në ndonjë qendër dhe nuk iu lejohet të punojnë. Ata nuk e dinë gjuhën dhe nuk e njohin ushqimin. Çështja e refugjatëve sërish u tematizua në vitin 2015 me itinerarin ballkanik, i cili edhe nuk është aq larg nga Zvicra. Shumica gjithashtu e kujtojnë luftën ballkanike në vitet e nëntëdhjeta. Ka shumë shqiptarë të Kosovës që janë shndërruar në zviceranë. Në këtë mënyrë, Ballkani është bërë pjesë e identitetit zviceran.

Ajo që i kishte lënë mbresa te libri, ishte qëndrueshmëria dhe bindja e brendshme e Basries që u angazhua për lirinë në atdheun e saj: Si një gjimnaziste, ajo mori pjesë në protesta dhe duhej të jetonte ilegalisht. Për javë të tëra ajo u fsheh në pyll, ose nëpër familje që ishin të huaja për të, pasi rreziku po rritej gjithnjë e më tepër. Ajo duhej të hiqte dorë nga familja. Basrie Sakiri-Murati erdhi si 18-vjeçare e vetme në Zvicër, shkruan më tej «Landbote», transmeton Shtegu.com. Patriarkalizmi kishte edhe më efekt. Për te ishte gjithmon e rëndësishme se çfarë mendonte babai i saj për të. Ajo shkruan shumë thjeshtë dhe pa asnjë ngatrresë, por megjithatë sinqerisht. Kjo i ka lënë përshtypje Andrea Jost. libri «Bleibende Sputen (Gjurmë të përhershme)» e Basrie Sakiri-Muratit para pak kohësh është botuar nga shtëpia prestigjioze botuese e Zvicrës “Rotpunktverlag” në Cyrih. Aktualisht libri i saj është inkuadruar në bibliotekat gjigante të Zvicrës, Austrisë dhe Gjermanisë, duke shkaktuar jehonë pozitive në opinionin lexues dhe te kritika letrare, si te shqiptarët ashtu edhe te gjermanofolësit. Ajo arriti me shumë sukses të bëj promovimin e saj në MAXIM Theater, në Cyrih, më 06 qershor 2019.

Kjo vepër do lë gjurmë të thella në letërsinë gjermane, por edhe në atë shqiptare, meqë rrëfen dokumentarisht për fatin e mijëra shqiptarëve para luftës dhe pas saj, si dhe për ekzodin kombëtar – emigrimin dhe integrimin në Evropë.