Gjakderdhje nga xhelozia pasditen e së premtes në një banesë në rrethin e Vjenës, në Wieden të Austrisë: Një grua 32-vjeçare është vrarë. Ajo u gjet e pajetë nga policia me një kokë të çarë nga plaga, siç duket ajo është vrarë me një cung druri. Autori i dyshuar, burri i saj 32-vjeçar nga Kosova, është arrestuar.

Pasidten e së premtes, rreth orës 14.00, një shtetas 32-vjeçar u paraqit në stacionin policer në Wieden. Ai tha se sapo kishte plagosur gruan e tij në banesë dhe ndoshta e kishte vrarë atë. Menjëherë, u njoftua shërbimi i ambulances dhe një patrullë policore u nis për në vendngjarje.

Gjatë inspektimit, viktima u gjet e vdekur në banesën pranë fortesës Belvedere, shkruajnë mediat austriake, përcjell Shtegu.com. Në pjesën e pasme të kokës është konstatuar një e çarë e përgjakur. Me sa duket nga një cung druri. I dyshuari kishte vrarë gruan.

Kosovari është arrestuar nën dyshimin për vrasje. Si motiv ai deklaroi xhelozinë. Autopsia e kufomës është caktuar për të shtunën. Zyra e Policisë së shtetit për krime të rënda ka filluar hetimin e vrasjes.

Çifti më herët nuk ka rënë në sy për zënka. Policia nuk ka dhënë shumë informata, për mbrojtjen e të dhënave të viktimës. Ende mbetet e paqartë nëse në kohën e krimit ka pasur dëshmitarë, ka pohuar një zëdhënës policor.