“PERANDORIA E ERDOGANIT”.
Autori i librit të ri “Perandoria e Erdoganit” që sapo ka dalë në treg në Shtetete Bashkuara, argumenton se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është udhëheqësi më me peshë i këtij vendi, që pas Mustafa Kemal Ataturkut. Por Soner Cagaptay, drejtor i programit për Turqinë në Institutin e Uashingtonit për Politikat e Lindjes së Afërme, thotë se përpjekjet intensive të zotit Erdogan për të rritur ndikimin në politikën e jashtme, nuk kanë sjellë shumë sukses. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai thotë se një rajon që bën përjashtim, është “Brezi i Bajramit”, siç e quan ai, ku bën pjesë edhe Ballkani Perëndimor
“Perandoria e Erdoganit” është një analizë e politikës së jashtme turke në dy dekadat e fundit nën drejtimin e udhëheqësit të Turqisë, Erdogan që erdhi në pushtet në 2003 si kryeministër, u bë president në 2014 dhe shtoi kompetencat e tij përmes një ndryshimi kushtetues, duke u bërë një president me fuqi ekzekutive në vitin 2018. Ai është udhëheqësi më i fuqishëm turk që kur Turqia u bë një demokraci pluraliste në 1950. Unë gjithashtu do të thosha se ai është udhëheqësi turk më me peshë që kur Mustafa Kemal Ataturku themeloi Turqinë mbi rrënojat e Perandorisë Osmane. Ndërsa Ataturku e ngiti Turqinë sipas imazhit të tij, si një republikë laikeevropiano-perëndimore, Erdogani e ka rimodeluar Turqinë sipas vizionit të tij si një shoqëri konservatore, politikisht islamiste dhe të prirur nga Lindja e Mesme. Ky nuk është një projekt i përfunduar. Presidenti Erdogan përballet me kundërshtime të forta nga brenda. Siç e pamë së fundmi partia e tij humbi zgjedhjet për Stambollin, Ankaranë, Izmirin dhe një numër qytetesh të tjera”, thotë midis tjerash në intervistë Por Soner Cagaptay, drejtor i programit për Turqinë në Institutin e Uashingtonit për Politikat e Lindjes së Afërme. Ai thekson se libri “Perandoria e Erdoganit”, analizon politikën e tij të jashtme, nëse Erdogani ka arritur ta shkëpusë Turqinë nga Evropa – atje ku e kishte drejtuar Ataturku – dhe ta çojë drejt Lindjes së Mesme.
“Për këtë temë, unë arrij në përfundimin se megjithë përpjekjet intensive të Erdoganit, politika e jashtme e Turqisë nuk ka arriturta bëjë Turqinë një vend dominues në Lindjen e Mesme. Përkundër premtimeve të Erdoganit për të rritur ndikimin e Turqisë në të gjithë Lindjen e Mesme, sot Turqia është më e izoluar në Lindjen e Mesme sesa ishte para se Erdogani të vinte në pushtet. Ajo nuk ka miq, nuk ka aleatë në këtë rajon, vetëm rivalë, konkurrentë dhe kundërshtarë. Në fakt me përjashtim të Katarit, Turqia nuk ka aleatë të Lindjes së Mesme sot dhe kjo është mjaft ironike. Po ashtu ai ka bërë hapa pas edhe në drejtime të tjera. Ai nuk mund të mbështetet në miqësitë tradicionale të Turqisë mePerëndimin. Lidhjet e Turqisë me Izraelin të cilat ishin të forta para Erdoganit, janë shpërbërë. Lidhjet e Turqisë me BE-në kanë marrëkryesisht natyrë transaksionesh. Askush nuk mendon se Turqia po hedh hapa përpara për t’u afruar ose anëtarësuar në BE. Dhe Turqia as nuk mund t’i ketë shpresat tek mbështetja e pakushtëzuar e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s. Kështu që Turqia në fakt ironikisht është pa miq në Lindjen e Mesme dhe nuk mund të mbështetet te partnerët e saj tradicionalë në Perëndim”, thekson Por Soner Cagaptay.
Sipas tij, merita për ndikimin në Brezin e Bajramit nuk i takon zotit Erdogan në vetvete, por edhe udhëheqësve tëTurqisë para Erdoganit, të cilët në fund të Luftës së Ftohtë ndërmorën hapa në Azinë Qendrore, Kaukaze dhe Ballkan për të ngritur misionet diplomatike dhe bizneseve turke që hynë në të njëjtin rajon. Po ashtu është edhe trashëgimia osmane e cila ka krijuar një ndjenjë familjariteti midis muslimanëve në Ballkan në përgjithësi dhe atyre në Turqi.
“Por kjo nuk do të thotë që Turqia ka vendosur ndikim të plotë në të gjithë brezin e Bajramit, përfshirë Ballkanin. Unë mendoj se në këtë drejtim vendet e Ballkanit Perëndimor janë veçanërisht interesante, sipas librit tim. Unë e analizoj Ballkanin Perëndimor si një zonë që po përjeton konkurrencën për fuqi mesTurqisë dhe Bashkimit Evropian. Të kujtojmë që zoti Erdogan nuk është më i dëshiruar, siç u pa kur vendet evropiane nuk e lejuan të bëjë fushatë para zgjedhjeve. Dhe çfarë bëri ai? Shkoi në një tubim në Sarajevë për të treguar se është i mirëpritur në Evropë, edhe pse disa evropianë të tjerë mund të mos e dëshirojnë. Po ashtu shtetet e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi janë demografikisht dhe ekonomikisht jo shumë të mëdha. Kështuqë është më e lehtë për Turqinë të krijojë ndikim në ato vende sesa të themi në disa vende të tjera si Irani ose Siria dhe Iraku. Mendoj se roli i historisë, dhe faktorët e tjerë që në përgjithësi kanë krijuar të paktën midis myslimanëve (të atyre vendeve) një qëndrim më pozitiv ndaj Turqisë, janëpjesë e arsyes se pse politika e Erdoganit për ndikim në Ballkanin Perëndimor ka funksionuar”, potencon Cagaptay.
Arsyeja tjetër, shprehet më tej ai në intervistë, është hendeku që paraqet Ballkani Perëndimor. Janë të vetmet vende evropiane që nuk janë në BE dhe shumë prej tyre as në NATO, përveç Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ai mendon se Turqia po përpiqet të bllokojë pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. “Ashtu siç Turqia inkurajoi dhe mbështeti anëtarësimi e Shqipërisë dhe Malit të Zi në NATO, ashtu dëshiron t’i shohë vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në Bashkimin Evropian sepse kjo do t’i bënte ata aleatë të Turqisë brenda Bashkimit Evropian. Kështu që nuk mendoj se politika turke është që shtetet e Ballkanit Perëndimor të zgjedhin midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian. Mendoj se politika turke ka të bëjë me rritjen e ndikimit, me pritshmërinë se me kalimin e kohës, vendet e Ballkanit Perëndimor do të hyjnë në BE dhe kjo do të ishte pozitive, sepse do të thoshte që Turqia do të kishte ndikim të tërthortë brenda Bashkimit Evropian”, vlerëson Por Soner Cagaptay, drejtor i programit për Turqinë në Institutin e Uashingtonit për Politikat e Lindjes së Afërme./KOHA