Në Bahrein është hapur një park zbavitës nënujor. Tërheqja kryesore e këtij parku është një Boeing 747, i cili u nxor nga Gjiri Persik dhe u vendos këtu, i gjithi për tu eksploruar.
Bëhet fjalë për avionin më të madh të zhytur ndonjëherë në një park zbavitës, me 70 metra gjatësi dhe 19 lartësi.
Zona me 100 mijë metër katrorë do të jetë parku nënujor më i madh në botë, përcjell BW raportimet..
Ai gjithashtu do të paraqesë edhe një relike tradicionale, “Pearl merchant’s house” të Bahrain, barriera prej koralesh artificiale, një strukturë çimentoje dhe dy anije të tjera të zhytura. Barriera dhe anijet formojnë habitatin për jetën detare.