cristiano-ronaldo-hairstyle-2014-1

 

10416573_1509402866014514_3634692525199217823_n

 

 

Kosovari nëntëmbëdhjetëvjeçar Valentin Blaka, me sukses është duke i mbrojtur ngjyrat e ekipit norvegjez Ham-Kam që garon në ligën e tretë norvegjeze. Në ndeshjen e fundit të zhvilluar gjatë të shtunës, ai ka shënuar dy gola të mrekullueshëm (1`dhe 39`) duke i dhuruar fitoren ekipit të vet me rezultat 3:2. Ekipi Ham-Kam për momentin gjendet në pozitën e tretë të tabelës së klasifikimit me gjasa të mira për tu inkuadruar në një rang më të lartë. Ajo që është interesante tek ky lojtar, është ngjashmëria e rrallë me super yllin e futbollit, Cristiano Ronaldo, të cilin edhe e ka si idhull të vetin. Për më tepër, mund të vlerësoni edhe personalisht nga fotot e tyre.