Pajtim Kasami do të mbetet pjesë e skuadrës së Sionit edhe pas edicionit 2019/20.

Mediumet zvicerane kanë njoftuar të enjten se drejtuesit e Sionit tashmë i kanë ofruar Kasamit rinovimin e kontratës pas paraqitjeve të mira që ka pasur këtë edicion.

Kasami ka kontratë me Sionin deri në fund të këtij edicioni, kurse rinovimi i është ofruar edhe për dy vjet të tjerë.

27-vjeçari prej vitit 2017 është pjesë e Sionit, kurse këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka asistuar dy herë në shtatë ndeshje në të gjitha garat.

“Unë kam kontratë me Sionin deri në fund të edicionit dhe jam i gatshëm të vazhdoj bashkëpunimin me klubin. Besoj se shumë shpejt do të zyrtarizohet gjithçka për të ardhmen time”, ka thënë Kasami, i cili karrierë ka bërë edhe tek Olympiacosi, Nottinghami, Fulhami, Luzerni, Palermo e Bellinzona.

Ai ka edhe 12 paraqitje me Përfaqësuesen e Zvicrës.