21:24:58         2019-09-11

 

Në një intervistë të mëhershme dhënë portalit “dialogplus.ch”, njëri nga aktivistët zviceranë më të mëdhenj të integrimit të shqiptarëve në Zvicër, Roland Ëiprächtiger, ka spjeguar arsyen përse është përcaktuar për të qenë rregullisht pranë shqiptarëve në Zvicër, informon Shtegu.com.

 “Rastësisht isha duke dëgjuar valët e Radio Shkupit dhe këngën “Fryni era u çel taraba” nga Gonxhe Manaku. Isha tepër i emocionuar, më fascinoi aq shumë sa që nuk i përmbajta lotët. U zhyta në mendime dhe menjëherë m`u imponua interesimi për trojet shqiptare, pa ditur në të vërtetë se ku gjinden ato. Është dashur të ketë qenë diçka magjike për komponimin e kësaj kënge. Kjo këngë vajtuese më detyroi të mendoj kush janë këta njerëz, çfarë kanë përjetuar këta njerëz që kanë një muzikë kaq trishtuese. Më pas, në vitin 1982 takova një shqiptar nga Kosova me të cilin edhe sot e kësaj dite jam i miqësuar fortë“.

Në vazhdim e sipër ai ka rrëfyer në hollësi për gjerat e përbashkëta midis shqiptarëve dhe zviceranëve, interesimin e tij për të mësuar gjuhën shqipe të cilën gjithnjë e më shumë është duke e përvetësuar si në shkrim, ashtu edhe në shprehje. Përndryshe, Roland Ëiprächtiger ka qenë gjykatës kantonal dhe njëherit është edhe anëtar i kryesisë së Kuvendit të shqiptarëve në Zvicër.