Me zhurmën e makinave që dëgjohet nga autostrada në afërsi, shqiptari Sinan Xhinovci nga Berna e Zvicrës nuk ka ndonjë problem të madh, pasi që në vitin 1996 autostrada ishte izoluar nga zhurma me rregullimin e mureve të lartë që shërbejnë si barriera për të parandaluar zhurmën. “Autostrada tingëllon sii një lum dhe nuk kam problem”, deklaron ai për “Der Bund”.
Një problem tjetër që po e shqetëson ate dhe familjen e tij është zhurma e hekurudhës e cila kalon përreth banesës së tij. Banesa gjendet në një godinë në rrugën “Polygonstrasse”, e cila mund të shihet pak pas stacionit ëankdorf, po të hidhni një sy nga ana e djathtë e dritares në drejtim të Bernës.
Xhinovci sjellë disa gota me coca-cola në ballkon. Në çdo disa minuta atypari parakalon ndonjë tren, ndonjëherë edhe më tepër në të njëjtën kohë. Dhe Sinani pret që të ndalet zhurma e trenave për të vazhduar me rrëfimin e problemit që është duke e munduar. Pauza për te është barë shprehi. Po që se ai shikon ndonjë film me të birin, ai është i detyruar që ta përdorë pullën e pauzës, në mënyrë që të mos lëshojë ndonjë insert të filmit, derisa të zhduket zhurma e trenit. “Qetësi kemi vetëm nga ora një e gjysmë e deri rreth orës katër të mëngjesit. Dhe më pas, trenat fillojnë përsëri të qarkullojnë”.
Qiradhënësi i tij ishte përkujdesur që ta izolojë banesën duke vendosur izolim më të mirë për xhamat, por ato e tregojnë efektin vetëm kur janë mbyllur. Edhe në këtë vapë të madhe, dritaret e Sinanit nuk hapen asnjëherë. Por, e gjithë kjo zhurmë e ka edhe anën e saj pozitive, pasi për një banesë 4 dhoma e gjysmë, Sinan Xhinovci paguan vetëm 1.100 franga zvicerqane, që për kushtet zvicerane është një çmim shumë i volitshëm.