2019-09-09
 

Sekretari amerikan i shtetit, Majk Pompeo uroi Maqedoninë e Veriut për ditën e pavarësisë dhe shprehur mbështetje për integrimet euroatlantike. Ai e përshëndeti si marrëveshje historike Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe përkushtimin e verndit për tu bërë pjesë e NATO dhe BE-së, përcjellë INA. “Përkushtimi juaj i vazhdueshëm për parimet demokratike dhe sundimin e së drejtës kontribojnë jo vetëm për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, por edhe për paqen dhe sigurinë në rajon. Gëzohem që do të ju presim si anëtarja e 30-të e NATO-s”, ka shkruar Pompeo. (INA)