17:13:40               2019-09-08

 

Besnik Burrniku nga fshati Trimor i rrethit të Kaçanikut, është një bashkatdhetar nga Kosova i cili profesionin e vet si gastronom e ka për zemër dhe e bën me gjithë dëshirë e me pasion të jashtzakonshëm.

Në vitin 2006 e filloi shkollimin trevjeçar, me ç`rast diplomoi në sfreën e kuzhinës, në restorantin Bavarezi. Përpos kësaj, ai nuk ngurroi së punuari shtesë në lloj-lloj restorante, pas orarit të punës, si psh: në restorante meksikane, italiane etj. «Kuzhinën e kam në zemër, pasi është një profesion që e dua shumë dhe e bëj me pasion e me gjithë dëshirë», pohon Besniku enkas për Shtegu.com, duke e argumentuar angazhimin e tij në shumë restorante, vetëm e vetëm sa për ta përsosur me më tepër njohuri këtë profesion.

Por, ambiciet e tij nuk përfunduan këtu. Ai gjithnjë kishte në mendje që të ecë sa më shumë përpara. Një shok i veti, pronar i dy restoranteve, Besnikun e luti që të shkojë tek ai për të punuar. «Por, unë fillimisht e refuzova, duke i thënë se nëse e ndërroj vendin tim të punës ku isha duke punuar, atëherë kjo do të ndodhë në momentin që unë do ta hapi një restorant timin+, rrëfen fillimin e karrierës si pronar Besnik Burrniku. Miku i tij kishte hequr dorë nga njëri prej dy restoranteve, duka ia ofruar mundësinë që Besniku ta menaxhojë njërin prej tyre.

Pas shumë e shumë vitesh nëpër lokale të ndryshëm, tani Besniku merr frymë lirshëm në lokalin e tij me emrin «Erlebniscafe», në rrugën AlbertRoßhaupterStraße 90, 81369 München. «Shpresoj se do të më ecë puna mirë, pasi menytë janë të freskëta, rajonale e sezonale, të cilat i përgatiti personalisht dhe jam i bindur se do ta arrij kulminacionin e gastronomisë

Restoranti i Besnikut ka një famë të mirë në rrethinë dhe 90 për qind e vizitojnë banorët gjermanë, ndërsa ka tetëdhjetë karrige.