2019-09-07

Daim Hiseni

Ca fjalë për rininë e sodit:

Jam djal nga Tirona, më riti shqiponja,
Truri mençuria, këtu është Shqipëria,
E kam Krujën me Skënder benë, Vlorën me Ismal benë,
Gjirokastrën me Kadarenë, Shkodrën e Fishtës dikur vilajet,
Mati lindi Zogun, i shqiptarëve mbret,
Korça shkollë e parë, edhe sot shqip flet,
është Apolonia, më i vjetri qytet,
Krahinë e Mirditës, që me kanun flet,
Në veri Tropoja , pushka larg i vret.
Kjo është Shqipëria me burra të rrallë,
Shkaba dy krenare i prijën në ballë.

Unë jam shqipëtar, me fis dardan, më thonë kosovar;
Ndër shekuj i shkelur, i djegur nga sërbët barbarë,
Sot kemi shtetin e përgjismuar,
Së shpejti me Shqipërinë duhet me u bashkuar,
Këtë e donë Drenica që lindi djem me plisa,
Këtë urdhëron Prizreni, amanet nga plak Ymeri,
E kërkon edhe Gjakova, truri shëndosh që ka Kosova;
Neve lufta na mbajti gjallë, me gjak të njomë bir shqipëtari,
Komandanti na priu në ballë, Hero Kombi Adem Jashari.

Unë djal nga Çamëria, sytë i kam nga Shqipëria,
Mos haroni emrin Janinë, edhe aty kemi shtëpinë,
Bijtë e Gjeneral Piros jemi, Epirin tokë kemi,
Të një gjaku jemi, bukës bukë si ju i themi.

Në Dardani kur bjen tupani, në Shkup duhet ti ndihet zani,
Këtu ku rrjedh Bardh ari, që burron nga sharri ;
Bashkë me Shqipëri, edhe Mali zi, Kosovë shtet i ri, Preshevë e Çamëri ;
Për tokën Iliridë, Shkup jemi me ty, nuk të lëmë n’vetmi
Jemi ne që jemi, shqiponj emrin e kemi, sado që të jemi, bëjmë ate që themi;
Kudo që të jeni, e kudo që të shkoni, emrin më të bukur shqipe ju ta thoni;

Jam Dallmat, fis Ilir, sot po tretemi në hërvatin,
Ktheni kokën nga ne shqiptarë edhe këtu keni vëllanë,
Keni Zarën, Istrën tërë bregdetin, dikur ilirët zotonin vendin,
Kishin diellin e gjithësisë edhe gjarpërin e shtëpisë.

Fis nga dugagjin plaku, mu dogj shpirti, mu derdh gjaku,
Ku është Plava, ku mbet Sanxhaku?
Ku është Gucia, ku mbet Kotori, këtë truall kush e mori?

Mosni malësi, lutem mos rënkoni, e keni shqipëri duhet të këndoni.
Këndoni e mos qani, e keni shqipëri, nuk ju sundon shkavi;
Ejani Luginën njëher të shikoni, një tungjatjeta neve të na thoni;
Preshevën, Medvegjën, Bujanocin dhe më gjërë,
Dje ishim shqip nën Shqipëri, sot pa të zot mbetëm ndër sërbi,
A mendon kush për këtë anë, mollë të kuqe kur do të hamë ???

Flet shqiponja në flamur,
Mbeta n’udhë kryq e përmbi urë
Shikoj në lindje, shikoj në perendim,
Bashkimi kombëtar, i vetmi shpëtim.

Jam gjashtëdhjetë e teta, me gëzim të kufizuar.
Me litar në fyt dhe me flamur në duar .

Jam tetëdhjetë e njishi, pa faj, e pa hak
Ecëm nëpër therra, ecëm nëpër gjak.

Jam tetëdhjetë e nënda, me dyer të shkollës mbyll’
Flakadan demostratash, në mars e në prill

Jam nëndëdhjetë e shtata që ia krehëm qarkun
Lindi UÇK-ja, për të ia dhënë hakun.

Se kush jeni Ju, këtë vet duhet ta thoni
Amanetin që keni, në vend do ta çoni.