2019-09-07

Inkuadrimi i shqiptarëve në politikë në Gjermani dalngadalë por sigurtë ka filluar me i dhënë frytët e saj. CDU është ajo parti në Gjermani që iu ka hapur portat të gjithë shqiptarëve që kanë prirje për politike. Në mesin e atyre të rinjëve dhe të rejave që po bëjnë emër në politikën Gjermane është edhe e reja Floriana Igrishta e cila i takon gjeneratës së dytë të mërgimtarve shqiptarë.