Daim Hiseni
Sa mirë do të ishte sikur nxënësit shqiptar nga të gjitha shkollat fillore të sabotojnë mësimin dhe të solidarizohen me moshatarët e tyre nga fsh. Idrizovë i Shkupit.
Këtyre nxënësve u mohoet e drejta ligjore për mësim në gjuhën shqipe.
Këtë padrejtësi ua ka bërë ish zv. ministri shqiptar Safet Neziri dhe vazhdojnë ministrat që kanë ardhë pas tij.
Profesoresha universitare Gjylymsere Kasapi garantonte se partia ku ajo përfaqëson shqiptarët nuk do të lejon as edhe një fëmijë të vetëm shqiptarë që ti mohoet e drejta e mësimit në gjuhën amtare.
As regjimi i Milloheviqit nuk i ka penguar nxënësit filloristë, që mësimin të mos e zhvillojnë në gjuhën e tyre amtare.
Këta që thonë e kemi avansuar përdorimin e gjuhës, le ta shohin veten dhe le të turpërohen para këtyre nxënësve.