Gazeta gjermane “Kosmo” shkruan se politikania më e bukur e Ballkanit vjen nga Kosova dhe se bëhet fjalë për deputeten e njohur të Parlamentit të Kosovës, Dude Balja. Gazeta mban këtë titull dhe se shkruan që 42 vjeçarja Dude Balja në fillim nxiti debate për pasurinë e saj, ndërsa më pas tërhoqi vëmendjen si një nga deputetet më të bukura në Kuvendin e Kosovës, e cila provokonte me veshjet e saj. Vetë deputetja e Kosovës me origjinë boshnjake u shpreh në portalin “Prive.al”, që shpesh merr komplimente nga burrat dhe “prandaj burri im është shpesh xheloz”. Ajo ka tre fëmijë. Duda ka qenë kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, të Drejta të Barabarta dhe Persona të Humbur dhe ka një diplomë Master në Administrim Biznesi si edhe Doktoraturë në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore. Mediat në Shqipëri dhe Kosovë kur ajo doli deputete, raportuan se kishte një pasuri të madhe: një apartament 60 metra katror në vlerë prej 80,000 eurosh; një shtëpi 500 metër katror me vlere 150,000 euro; dy hapësira zyre të burrit të saj në vlere prej 280,000 eurosh dhe dy makina me vlerë totale 30,000 euro.