01:11:24            2019-09-07

 

Gjatë një rrokullisje të një automjeti që ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Saalbach-Hinterglemm (Pinzgau) ta Austrisë, janë plagosur rëndë tre persona. Një minibus me punëtorë të hotelit nga Shqipëria dhe Republika Çeke doli rrugës përpjetë dhe më pas u rrokullis disa herë, shkruajnë mediat austriake, përcjell Shtegu.com.

Pesë punëtorët e hotelit, tre burra dhe dy gra, po qarkullonin me minibusin në daljen Kohlmais në drejtim të hotelit. Në rrugën e lagur nga shiu në zonën Berger Alm, automjeti u rrëzua rreth 40 metra poshtë një argjinature të pjerrët.

Gjatë rrokullisdjes, udhëtarët u hodhën nga automjeti. Dy burra dhe një grua u plagosën rëndë. Ata u dërguan me helikopter në spitalin në Zell am See, Schëarzach dhe Salzburg. Një punëtor me lëndime të lehta është dërguar gjithashtu në Zell am See. Këtij aksidenti I shpëtoi një grua pa lëndime.