18:55:51 2019-09-06
Njëri ndër bashkatdhetarët gastronomë shqiptarë që njihet si mikpritës shumë i nderuar tek mërgimtarët, është edhe Selman Osmani nga Vushtria, i cili ka një përvojë të pasur në gastronomi dhe mikpritjen e mysafirëve të vet. Karrierën e filloi në Romont të Zvicrës, ku me sukses të madh e menaxhoi diskotekën Albi Dance që nga viti 2009, me muzikë live, me këngëtarë e këngëtare të të gjitha trojeve shqiptare. Ishte një periudhë shumë e bukur për Selmanin, i cili nuk e njeh qëndrimin rezervë ndaj mysafirëve, pasi buzëqeshja e tij asnjëherë nuk i hiqet nga fytyra. Për tetë vite me radhë, ai ishte në shërbim të mysafirëve të kënaqur në këtë qytezë të bukur zvicerane, duke u përkujdesur që t`ua sjell sa më afër vendlindjen me muzikë popullore e me ushqm tradicional shqiptar.
Më pas, Selmani vendos që të zhvendoset në Cremins të Kantonit Jura, ku me shumë sukses është duke vazhduar traditën e mikpritjes së ngrohtë për bashkatdhetarët tanë, që jetojnë e punojnë në rrethinë. Ai është duke menaxhuar restorantin «La Croix Blanche», i cili në të njëjtin objekt ka edhe restorantin me ushqim dhe diskotekën e mirënjohur «Mustang Bar». Ambienti në këto lokale është i shkëlqyeshëm, aty-këtu shihet ndonjë tavolinë me zviceranë që ushqehen me menytë e Selmanit, ndërsa në shumë tavolina dëgjohet edhe gjuha shqipe, që të shtyn të mendosh se gjendesh diku në zemër të Kosovës. Përndryshe, lokali i Selmanit është shumë i përshtatshëm për organizimin e manifestimeve të ndryshme, si psh për darka te firmave, datëlindje, fejesa, dasma dhe ahengje të ndryshme familjare.
Përpos këngëtareve të rregullta që i argëtojnë mysafirët, figura më e dashur për mysafirët është edhe këngëtari i mirënjohur në trevat shqiptare e më gjerë, Muhamet Sejdiu, i cili është i pranishëm rregullisht të shtuneve dhe të dielave. «Aspak nuk ndjehem i lodhur, jetoj me këngën dhe për mysafirët. Do të vazhdoj deri sa të mundem me këtë ritëm», pohoi për Shtegu.com, me një humor të lehtë. Ai po përgatitej të krijonte një atmosferë fantastike për mbrëmjet e kësaj fundjave. Të shpresojmë se nuk do të zhgënjeheni.
Ju përshëndes miq e dashamir, ju njoftoj se për këtë fundjavë, të premten dhe të shtunën, për ju do të jetë i pranishëm i madhi MUHAMET SEJDIU si dhe shumë mysafirë specialë që do t`i lëmë si befasi. Adresa: Diskoteka MUSTANG në CREMINES. Ju lutem që të rezervoni paraprakisht në celularin 0779285746. JU MIRËPRESIM !!!