2019-09-05

Forcat detare të Shqipërisë kanë shpëtuar 140 emigrantë afganë e sirianë në detin Egje.Në bashkëpunim me rojat bregdetare turke dhe greke, anija ‘Oriku’, pjesë e operacionit të NATO’s ‘Sea Guardian’, brenda 3 ditëve ka asistuar në shpëtimin e 4 gomoneve, ku udhëtonin të rritur e fëmijë.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar pamje nga aksioni i anijes shqiptare ‘Oriku’.“MIRËMËNGJES, dhe me pamjet nga aksioni i Forcave tona Detare me mision në detin Egje ku falë ndërhyrjes së tyre në kohë, 140 emigrantë afganë e sirianë, 30 prej të cilëve fëmijë, kanë zbritur shëndoshë e mirë në tokë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.Kryeministri thekson se ‘që prej vitit 2016, kur Shqipëria u bë pjesë e misionit të NATO’s në detin Egje, janë mbi 2 mijë fëmijë, gra e burra të shpëtuar nga djemtë tanë të Forcës Detare’.

Anija Oriku dhe ekuipazhi i saj janë përballur me një fluks të shtuar emigrantësh të paligjshëm gjatë patrullimit në detin Egje.