Aleanca për Shqiptarët ka nisur aktivitete intensive pas pushimeve dhe se nga kjo parti theksojnë se po vazhdon organizimi politik në dy kahje edhe atë, në hartimin e politikave të saja, në kuadër të ofertës sonë politike dhe programit politik, si dhe percjelljen dhe opozitarizmin e politikbërjes në Maqedoninë e Veriut, nga Pushteti LSDM-BDI, duke i nënvizuar veretjet për tema të caktuara, të cilat nuk përmbushin premtimet e dhena ndaj qytetarëve për një jetë më të mirë.

Zëdhënësi i kësaj partie, Flakron Bexheti thekson për INA se në kuadër të aktiviteteve do të jetë edhe ndërtimi dhe konsolidimi strukturor partiak, duke hapur dyert për kuadro të reja, pas interesimit të shtuar.

“Si subjekt politik që vazhdimisht jemi në rritje, në po i rritimin dhe i konsolidojmë edhe kapacitetet kadrovike të subjektit tonë brenda organeve partiake. Aleanca pas kompletimit të Akademisë Politike të saj, Asamblesë së Femrës, tani është në përfundim me zgjedhjen e kryetarëve të Forumeve Rinore në të gjitha nëndegët e saj. Kah fundi i Shtatorit apo fillimi i Tetorit, do ta organizojmë edhe Konferencën e Forumit Rinor të ASH ku edhe do të zgjedhim Kryetarin e FRASH-it në nivel republikan”, theksoi për INA, Flakron Bexheti.

Sipas tij, gjatë gjithë kësaj periudhe kryesia e ngushtë e ASH, duke filluar nga kryetari i saj, Ziadin Sela, sekretari gjeneral, nënkryetarët, antarët e Kryesisë Qëndrore e deri tek kryetarët e degëvë, kanë zhvilluar aktivitetet, dhe takime me persona me ndikim dhe grupe të ndryshme të cilët janë bashkangjitur ASH.

“Kryesisht flitet për persona të papërcaktuar politikisht deri me tani, të cilët për herë të parë vlersojnë se duhet të antarsohen në ASH, gjithashtu ka edhe nga subjektet tjera të pozitës dhe opozitës shqiptare që bëhen pjesë e subjektit tonë politik për cdo ditë. Ne jemi të gadshëm së bashku me kapacitetet tona kadrovike, infrastrukturën tonë partiake, programin politik i cili është në përfundim e sipër, që kur do që të kemi zgjedhje të parakoshme ose të rregullta parlamenentare, të konkurojmë në formën më të organizuar dhe ti fitojmë ato.”, theksoi Flakron Bexheti./INA