2019-09-03

Mjekja Jana Nano, mjaft e suksesshme, e cila po bën karrierë në Gjermani, ka refuzuar propagandën e qeverisë duke reaguar ashpër ndaj një reagimi të Pandeli Majkos I cili e kishte përmendur si një shembull i arritjeve të shqiptarëve nëpër botë.

Majko e publikoi rastin e saj në facebook-un e tij, tre ditë më parë. Por, Nano në reagimin e saj, duke përmendur realitetin në vend, shprehet se “strategjia e Ministrisë së Diasporës me promovimin e ‘Shqiptarëve në botë’, me duket e dyfytyrë dhe e cekët!

Ajo niset së pari nga shkelja e privatësisë, sepse nuk i është marrë leje për ta bërë këtë publikim. Dhe pastaj ka denoncuar, atë që e quan hipokrizi, dhe pafytyrësi, duke u shprehur se ajo dhe shumë të tjerë të kualifikuar, po e lënë Shqipërinë për shkak se sistemi është kalbur, dhe nuk u ofrohen mundësi e garanci nga qeveria. “Mbylleni gojën”,thotë Jana, kur promovoni njerëz që u larguan prej politikave tuaja.

Reagimi i Jana Nonos

Thjesht rastesisht, ne fakt nga urimet e miqve, vura re qe ne profilin e Ministrise se Diaspores, nder shume profileve promovimi shqiptaresh ne bote, ndodhej edhe i imi (me nje foto).

Ky akt eshte bere totalisht pa marre asnje lloj aprovimi nga ana ime. Pervec shfryrjes se momentit sesi nje faqe zyrtare e shtetit nuk njeh konceptet baze te privatesise individuale dhe nuk denjon as te dergoje nje mesazh aprovimi, nje ulerime e brendshme, e paperkufizueshme qe me zgjati gjate gjithe mbasdites me detyroi te ndaj me ju keto rreshta.

Kam rreth 8 vjet qe kam ikur nga Shqiperia. Ne ate kohe (studente ne vitin e fundit te mjekesise), kisha nje entuziazem dhe kuriozitet te perjetoja sa me shume alternativa te tjera organizimi (me se shumti ne kontekstin e arsimit, se ai ka qene aktiviteti im kryesor), larg botes ku isha rrethuar. Ne ate kohe, ne statusin e studentit, ishim perpjekur te artikuloheshim kunder fillesave te kalbezimit te sistemit. Por me nje perqasje tmerrsisht naive, pa kuptuar sa te thella i paska patur rrenjet gangrena e arsimit shqiptar. Sot, nga skandalet e herepashershme, protestat e studenteve, emigrimi masiv i te kualifikuarve, kuptoj qe vendi ka ecur vec mbrapsht!
Ky eshte nje zhgenjim i thelle dhe i trishte!

Ne kete kontekst, kjo strategjia e Ministrise se Diaposres me promovimin e Shqiptareve ne bote, me duket e dyfytyre dhe e ceket!

E dyfytyre sepse shume prej ketyre njerezve u larguan pasi nuk paten mundesi tjeter per te patur nje jete te denje dhe te sigurte. U larguan pasi vendi i tyre nuk ishte nje opsion! Vendi i tyre nuk u dha as edhe nje mundesi per te shprehur veten. Eshte shume normale qe njerezit te levizin pergjate jetes se tyre per te bere eksperienca te reja pune a per te shijuar kultura te ndryshme jetese. Por ka nje ndryshim te madh kur e ben kete sepse vendi yt nuk te siguron nevojat bazike te nje jete normale. Situata aktuale e Shqiperise eshte reflektim i drejtperdrejte i politikave keqmenaxhuese dhe paaftesise se drejtuesve.
E ceket, sepse aktivizon dhe stimulon ndjenjat demotivuese tek njerezit, duke i bere te mendojne qe andej jashte Shqiperise, eshte toka e premtuar. Te vendosesh si i huaj ne nje vend te ri ka veshtiresite e veta. Nuk ke problemet primitive si ne Shqiperi, por forma te tjera si psh duhet te punosh shume per te fituar besimin e njerezve, kerkon kohe te krijosh komunitetin tend te njerezve ku mund te mbeshtetesh pasi je totalisht vetem, diferencat kulturore ose gjuha etj, gjera qe ne vendin tend i merr te mirqena. Te kerkohet te te rregjet lekura, me pak fjale! Perse gjithe kete energji te mos e japesh ne vendin tend? He pra, pse nuk krijoni kushtet qe keta te rinj e te reja te lulezojne ne vendin e tyre e jo gjetke?

Prandaj, shut the f*** up!!!, kur promovoni njerez, te cilet u larguan prej politikave tuaja te keqija! Ndihem e turperuar per ju, qe ne padyfytyresine tuaj, krenoheni per nje pune qe nuk dhate asnje kontribut. Perkundrazi, vendi im eshte sot edhe me keq sec e kam lene! Ju jeni arsyeja kryesore pse shqiptaret sot ndihen te palumtur ne vendin e tyre dhe ndermarrin kalvarin e mundimeve te pafundme te “kurbetit” me femijet backpak ne shpatulla!

Te vetmet qe duhen te ndihen krenare jane Shqiptaret, te cilet kontribuan nga njera ane me gjenet luftarake, e nga ana tjeter, me sakrificat e djersen e familjeve, me zemrat e copetuara nder kontinente!/faktoral