Dhjetëra mijëra shqiptarë nga Kosova, muajve të fundit kanë hyrë ilegalisht në shtetet e BE-së, gjithashtu edhe në Zvicër. Dramaturgu nga Kosova, Jeton Neziraj ka vënë në skenë këtë migrim, në Zvicër dhe në Kosovë. Sipas tij, migrimi nuk është opsion i duhur.

Trupa teatrore është dukë ushtruar në skenën e sallës së qendrës me emrin “Qendra”. Në katin e sipërm shifen raftet e stërmbushur me libra të shkruara personalisht nga ai, Jeton Neziraj, i cili në të njëjtën kohë është edhe drejtor i “Qendrës”. Është një qendër e vogël e ngushtë por me domethënie të madhe. “Aktoret dhe aktorët në Kosovë janë të vetëdijshëm se në Evropë nuk mund ta gjejnë ndonjë vend më të mirë”, deklaron Neziraj për Radion shtetërore zvicerane SRF 2, i cili edhe ndërkombëtarisht ka krijuar një emër. Për shkak të konkurrencës së madhe, askush nuk ka më interes për ndonjë aktor shtesë nga Kosova në Berlin apo Cyrih. Skena kulturore e Kosovës nuk ka shumë për të treguar: Ajo është në gjendje të mjerueshme, ndër më të varfërat në Evropë. Asnjëherë nuk është paraqitur ndonjë strategji për kulturën, e as që ajo ka qenë proritet i politikës aktuale, vazhdon me keqardhje Neziraj. Politikanët në Kosovë nuk e kanë shumë për qejfi Nezirajn. Në vitin 2011, ai ishte shkarkuar nga posti i drejtorit të Teatrit kombëtar, duke u ballfaquar në mënyrë kritike me pavarësinë e shtetit të ri. Edhe për nacionalistët shqiptarë ai është i dyshimtë, pasi pa kurrfarë brenge ai udhëton nga Prishtina në Beograd për bashkëpunim teatror. Kohëve të fundit, ai kishte shfaqur premierën “Romeo e Xhulia” e cila ishte vlerësuar lartë në kryeqytetin serb të Beogradit. Jetoni nuk dëshiron të kufizohet vetëm në Prishtinë. Ai bashkëpunon dhe krijon ndërkombëtarisht, duke udhëtuar me ekipin e tij nëpër tërë Evropën. Gjithnjë ndjehet mirë kur gjendet në mesin e adhuruesve të teatrit, pa marrë parasysh se ku. “Unëndjehem mirë në mesin e miqve, qoftë në Gjermani, Zvicër apo në Kosovë, asnjëherë nuk bëj krahasim në mes të shteteve, por janë njerëzit ata të cilët vlerësohen”, thotë më tutje Neziraj. Për momentin është duke punuar në një pjesë të titulluar “Kosova für Dummies”, një bashkëpunim me teatrin e Bernës në Zvicër, e cila do të interpretohet gjatë vjeshtës së ardhshme. Tema është migrimi masiv ilegal i bashkatdhetarëve të tij, e cila edhe ate e ka shokuar, edhe pse shkëlqyeshëm i njehë rrjedhat në Kosovë: papunësi, korrupsion, izolim. Për viza udhëtimi, kosovarët ende duhet të presin në radhë para ambasadave të Evropës. Kosova është në një fazë të vonshme depresioni, por shpresat nuk duhet fundosur, pasi do të vijnë kohë më të mira. “Nuk duhet mbajtur shpresat në politikanë”, paralajmëron Neziraj. Ne jemi ata të cilët duhet të luftojmë, për t`i ndryshuar gjërat.