Zoran Zaev është përmendur vetëm një herë në dëshminë e Orce Kamcevit edhe atë vetëm kur biznesmeni e ka paraqitur rastin tek kryeministri, tha prokurorja Vilma Ruskovska pasi paraqiti provat për rastin Reket dhe për Katica Janevën para Këshillit të Prokurorëve Publik. Sipas Ruskovskës, të gjitha informacionet e tjera të publikuara në lidhje me përfshirjen e politikanëve dhe Zaevit në këtë rast janë dezinformata të mediave të caktuara.

Cilët janë këto informacione jashtë nga faqja e parë, çdo gjë tjetër që u përmend, politikanë dhe çdo gjë tjetër nga media të caktuara? Absolutisht bëhet fjalë për dezinformatë nga media të caktuara. Kjo do të thotë se as Zaevi e as politikanët tjerë nuk përmenden në raport? Jo, fare. Zaev është përmendur vetëm në pjesën ku thotë Jordan Kamçevi se ka denoncuar tek ai. Asnjë politikan tjetër nuk është përmendur”-tha Vilma Ruskoska, prokurore.

Ruskovska thotë se ajo ende nuk ka informacione se si ka dalë një pjesë e procesverbalit nga dëshmia e Kamcevit.

Edhe më tej punojmë për këtë, nuk e dimë saktë. Do të thotë, Kamçev nuk e ka këtë dokument? Do të thotë, disa herë kemi dërguar njoftim për mediat. Nuk dorëzohen procesverbale për persona prej të cilëve kërkohen njoftime të veçanta. Procesverbale për ngritjen e kallëzimeve penale para përfundimit të procedurës hetimore, kur do të ketë njoftim për hetim të përfunduar, atëherë shkresa i jepet mbrojtjes dhe të dyshuarve”-pohoi Vilma Ruskoska, prokurore.

Ndërkohë, vazhdon lojën e ping-pongut strategjia e institucioneve gjyqësore. Pasi që dje kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Jolev theksoi se lënda është në Gjykatën e Apelit dhe presin kthimin e saj për të hetuar nëse raporti i Kamçevit është aty, sot kryetarja e Apelit, Lidija Dimçevska për Alsat konfirmoi se ajo kishte arritur tek ata, por tashmë i ishte dhënë për mendimi Prokurorisë së Lartë. E pyetur – nëse raporti është aty, nuk mund të përgjigjet. Me hedhjen e tillë të topit, disa ekspertë juridikë dyshojnë se ky skandal gjyqësor, përkatësisht publikimi i dëshmisë së Kamçevit në publik, do të mbulohet.

Ndërkohë, ish-shefi ekzekutiv i T-Mobile Zharko Lukovski sot në mëngjes ishte për të dhënë dëshmi shtesë në Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar për rastin Reket. Lukovski, i cili ishte në mesin e të ftuarve si dëshmitar kur filloi hetimi për “Reket”, vetë ka kërkuar ta plotësojë atë që e kishte thënë më parë, konfirmuan nga Prokuroria për Alsat. Emri i Lukovskit përmendet në një nga bisedat audio të publikuara nga gazeta italiane La Verita në të cilën Bojan Jovanovski, në bisedë me Orce Kamcev, thotë se edhe Lukovski ka kryer punë për çështjen e stacionit bazë – edhe në Prokurorinë Speciale edhe në Qeveri. /Alsat