Ky vit ka qenë i mbarë për Scarlett Johansson, pasi kryeson listën e revistës prestigjioze Forbes. Me plot 56 milionë dollarë të fituara, 34-vjeçarja ja ka dalë të mbajë fronin e aktores më të paguar për të dytin vit radhazi. Këtë herë fitimet janë 15.5 milionë dollarë më shumë se 12 muaj më parë.
Sukses sigurisht që i dedikohet filmit “Avengers: Endgame”. E dyta në rënditje është Sofia Vergara. Kolumbiania fitoi 44.1 milionë dollarë. Pas saj renditet Reese Witherspoon me 35 milionë, Nicole Kidman, Jennifer Aniston, ndërsa Ellen Pompeo mbyll listën e 10 femrave më të paguara me 22 milionë dollarë.
Ndryshe nga lista e aktorëve më të paguar të cilën e kryesonte Dwayne Johnson, në atë të femrave vihet re se nuk ka asnjë aktore me ngjyrë./koha