2019-08-26

Majlinda Kelmendi sot do të garojë në Kampionatin Botëror të xhudos, që po zhvillohet në Tokio të Japonisë.

 

Shorti i hedhur për këto gara për Majlindën është i pavaforshëm sepse do të përballej si me Ai Shishimen, ashtu edhe me Uta Aben, dy japonezet që shihen si kundërshtare shumë të forta para finales.

Majlinda, në kategorinë -52 kilogramë në rrethin e parë është e lirë, derisa për rrethin e dytë, shorti e ka vënë përballë fitueses së duelit Madelene Rubinstein – Luz Olvera.Në rrethin e radhës, ajo në rast fitoreje do të ndeshej me fituesen e dueleve ndërmjet Sabiana Anestor e Tinka Easton, dhe Agata Perenc e Salimata Fofana.
Garat filluan dje, ku Distria Krasniqi e fitoi medaljen e bronztë, transmeton Insporti.