2019-08-26
 

Sipas gjitha gjasave Profesori Ibrahim Deari nuk e ka pranuar pozitën e Ministrit për investimeve të huaja, të cilën BDI ditë më parë ja ka ofruar.

 

Ibrahim Deari ka qenë një ndër zërat me aktiv për ta reformuar BDI, njëherit ishte edhe kandidati që fitoj në shumicën absolute te nëndegëve të Tetovës për ta kandiduar BDI për Kryetar të Komunës së Tetovës në vitin 2017, megjithate Kreu i BDI-së me saktë Lideri Ali Ahmeti këté privilegj dhe përgjegjësi ja besoj kryetares aktuale Teuta Arifit, me arsyetimin se Ibraim Dearin nuk do ta kishin votuar qytetarët maqedonas të Tetovës së bashku me partnerin LSDM.

Ky moment duket se i ka irituar shumë nëndegë te BDI në Tetove me ç’rast Teuta Arifi e kishte të pamundur fitoren pa ndihmën e LSDM-së dhe ti bënte ballë Koalicionit ASH-BESA. Kjo arsye si dhe largimi i Hazbi Likës nga pozita shtetërore, ka ndikuar që BDI të lëkundet dhe të ketë ramje drastike në Tetovë.

Ibrahim Deari, të cilin disa e njohin si profesor të Edukates Fizike, disa si Pronar i Restorant Arrës, të tjerët si një mundës i sportit tradicional të mundjes, ka dëshmuar një perfomancë intelektuale, duke mos pranuar një pozitë sa për sy e faqe, siç është ajo e Investimeve të huaja, e ngjashme me “Ministrinë e Burekut” që dikur LSDM dhe BDI ia ofruan ASH-së dhe kjo e fundit e refuzoj duke e lëshuar Qeverinë.

BDI dhe kreu i saj ka dashur me këtë joshje ta kthej rejtingun e rrënuar të BDI-së, në Tetove, mirëpo Ibrahim Deari, si një qytetar i vlerësuar nga të gjithë antarët e partive shqiptare ka bërë mirë që ka refuzuar një manovër të tillë duke e ruajtur autoritetin e tij nga njollosja politike./Fol.mk