2019-08-26
 
 

Një shtetas hungarez ka ndërruar jetë dy netë më parë në pikën kufitare Tabanoc. Sipas njoftimit të SPB-së së Kumanovës, më 24.08.2019 në ora 22.50 në një autobus me targa hungareze në pikën kufitare Tabanoc që lidh Maqedoninë me Serbinë, një shtetas hungarez, 71 vjec ka ndërruar jetë, përcjellë INA.

 

Lidhur me rastin është lajmëruar ndihma e shpejt në Kumanovë, por mjekët pas arritjes në pikën kufitare kanë konstatuar se ai ka ndërruar jetë. Shtetasi hungarez po udhëtonte për në shtëpi pas pushimeve në Greqi. (INA)