Kryeqyteti shqiptar Tirana është një nga 10 qytetet më të lira në Evropë për të pushuar, shkruan gazeta britanike “Standard” bazuar në të dhënat e raportit të “Post Office Travel Money” dhe “Airbnb”.
Raporti përfshin të dhënat për 12 muajt e fundit, dhe rendit në krye të listës qytetin Lviv në Ukrainë. Tirana renditet në vendin e dytë, si një nga qytetet më të mira dhe më të lira për të pushuar në Europë.
Sipas raportit Tirana është një destinacion i preferuar për turistët, pasi një fundjavë për dy persona në kryeqytetin shqiptar llogaritet të kushtojë në rreth 153.43 paund.
/Ora News.tv/