2019-08-25

Në Grenchen të Zvictës, sot i janë shprehur ngushëllime familjes së futbollistes së ndjerë shqiptare, e cila e humbi jetën tragjikisht në Liqenin Komo, para disa javësh. Në mesin e shumë bashkatdhetarëve tanë të cilët vizituan familjen e së ndjerës, kanë qenë edhe bashkatdhetarët nga Lugina. Me këtë rast, Hekuran Rexhepi nga Presheva, kishte shkruar një poerzi emocionuese, të cilën në emër të familjes Rexhepi, familjarëve ua dorëzoi Hekurani. Ishte vërtetë një moment emocional gjatë të cilit nuk munguan edhe lotët e pikëllimit për ndarjen e hershme nga jeta të futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili, informon Shtegu.com. Në vazhdim po ua sjellim të plotë poezinë e shkruar nga Hekuran Rexhepi, kushtuar Florijanës: