Pas ftesës për anëtarësim në Aleancë, vendi padiskutim ka hyrë në ujëra më të qeta, edhe pse jemi larg nga ajo që të theksojmë se sfidat i kemi lënë mbrapa nesh. Kështu ka deklaruar presidenti I shtetit, Stevo Pendarovski, në fjalimin e tij në forumin e Qendrës Marshall në Ohër. Ai ka theksuar se terrorizmi, ekstremizmi fetar, migrimi jolegal, sulmet kibernetike, veçanërisht luftërat hibride, nuk do të zhduken.

Stevo Pendarovski, president

“Vendi im ishte qëllim i ndikimit të dëmshëm nga palë të treta që deshën ta pengojnë vullnetin e qytetarëve dhe ta pengojnë formimin e qeverisë demokratike. Këto kërcënime hibride do të vazhdojnë të jenë këtu me ne. Për këtë është e nevojshme që së bashku tu kundërvihemi. Vendi im do të përkushtohet në vlerat dhe bindjet perëndimore dhe nuk kam asnjë dyshim se në fund në atë rrugë, se bashku do të fitojmë.”

Duke folur për integrimet euroatlantike të vendit, Pendarovski theksoi se këto perspektiva vazhdojnë të mbeten faktor kyç për stabilitetin dhe zhvllimin e demokracisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Stevo Pendarovski, president
“Duhet të jemi të vetëdijshëm edhe këtu, por edhe në Bruksel të jenë të vetëdijshëm se rajoni duhet të ketë perspektivë evropiane. E di se shansat për ardhmëri evropiane ekzistojnë dhe ndihmojnë forcat demokratike në të gjitha vendet rajonale si dhe ndikojnë në përparimin e tyre të përgjithshëm dhe pa dyshim e përforcojnë bashkëpunimin e përgjithshëm mes nesh. Kjo rezulton me rritje të sigurisë së përgjithshme në rajon”

Pendarovski nënvizoi se përparimi në raport të intergrimeve euroatlantike dhe perspektivës evropiane të rajonit është I dukshëm. Ai shprehi bindjen se kjo axhendë e dyfishtë, apo “integrim i dyfishtë”, paraqet ‘situatë vin-vin’ për vendet e rajonit dhe njësoj për NATO-n dhe Bashkimin Evropian. /Shenja