2019-08-24
 

Britania e Madhe e mbështet integrimin euro-atlantik të Maqedonisë Veriore dhe shpreson se Këshilli Evropian në tetor do t’i japë vendit një datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

 

Kështu deklaroi ambasadorja britanike në Shkup Rachel Galloëay në një intervistë për MIA.

Ajo gjithashtu flet për rëndësinë e sundimit të ligjit dhe nevojën për reformë në drejtësi dhe miratimin e një ligji të ri për Prokurorin publike nga këndvështrimi i integrimit euro-atlantik.

Diplomatja britanike ka theksuar se shteti që përfaqëson ajo do të vazhdoj ta ndihmoj Maqedoninë me një numër të madhë projektesh në fushën e arsimit dhe kulturës. (INA)